Kaloni te përmbajtja kryesore

3 orë e 1 minutë në ujë me akull

Një entuziast nga Lituania ka pohuar se ka arritur një rekord të ri botëror. Valerjan Romanovski ka kaluar 3 orë e 1 minutë i zhytur plotësisht në një enë qelqi të mbushur akull në sheshin kryesor në Qytetin e Vjetër të Vilniusit.
Përfaqësuesit e rekordeve botërore Guinness ishin në terren për të regjistruar arritjen, por do të duhet pak kohë për të konfirmuar rekordin e ri botëror, transmeton rtv21.tv.
Rekordmenja aktuale, Romaine Vandendorpe nga Franca vitin e kaluar ka arritur të qëndroi 2 orë e 35 minuta në akull./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button