3 pacientë në mjekim intensiv

Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës njoftoi se në Spitalin e Prizrenit, Mitrovicës dhe Vushtrrisë nuk kanë pacientë me COVID-19.
Ndërsa në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës dhe spitalet tjera trajtim mjekësor nga COVID-19 po marrin 18 pacientë të konfirmuar pozitiv dhe 16 të tjerë post-COVID.
Me oksigjeno-terapi janë 21 pacientë, kurse në mjekim intensiv po trajtojhen 3 pacientë.
Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme:
Klinika Infektive, 19 pacientë
Mjekimi Intensiv i Klinikës Infektive, 3 pacientë
Klinika e Pediatrisë, 1 pacient
Spitali i Gjilanit, 6 pacientë
Spitali i Pejës, 2 pacientë
Spitali i Gjakovës, 2 pacientë
Spitali i Ferizajt, 2 pacientë./21Media

Back to top button