3 raste të dhunës në familje brenda 24 orëve

Rastet e dhunës në familje nuk janë aspak të rralla. Tre prej tyre janë raportuar vetëm 24 orët e fundit.
Një i dyshuar në Podujevë është arrestuar pasi i njëjti ka sulmuar fizikisht bashkëshortën e tij, e që e njëjta si pasojë e lëndimeve të marra ka pranuar tretman mjekësor.
Në Prishtinë është arrestuar e dyshuara femër, pasi e njëjta ka ushtruar dhunë psikike ndaj bashkëshortës së djalit të saj, rejes së saj.
E dëmtuara ka pranuar tretman mjekësor dhe pas intervistimit rasti shkon në procedurë të rregullt.
Ndërkohë, në Drenas gruaja ka raportuar se bashkëshorti i saj ka ushtruar dhunë psikike ndaj saj dhe kjo ka ndodhur në vazhdimësi.
I dyshuari është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje./21Media

Back to top button