3 raste të reja me Covid-19 në Kosovë

Në 24 orët e fundit në Kosovë janë regjistruar 3 raste të reja me COVID-19 nga 1 mijë e 859 testime të kryera.
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, gjatë kësaj periudhe nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.
Ndërsa, janë shëruar 9 persona.
Që prej marsit 2020, deri më 3 korrik 2021, Kosova ka regjistruar 107.788 raste me COVID-19. Prej tyre, 2.260 kanë vdekur dhe 105.362 pacientë janë shëruar.
Aktualisht, raste aktive janë 166./21Media

Back to top button