3 raste të reja me COVID-19 në Maqedoni

 
 
Tre raste të reja me COVID-19, 15 pacientë të shëruar dhe dy të vdekur janë regjistruar gjatë 24 orëve të fundit, njoftoi Ministria e Shëndetësisë.
Sipas të dhënave të Institutit të Shëndetit Publik, janë bërë 1 mijë e 601 teste.
Nga rastet e reja, të 3 rastet janë në Shkup, përderisa nga 15 të shëruarit, nga Shkupi janë gjashtë, Prilepi, Manastiri dhe Kërçova nga 2 dhe Tetova, Negotina dhe Vinica nga 1.
Sipas Ministrisë, kanë ndërruar jetë një pacient nga Shkupi (76 vjet) dhe nga Kumanova (75 vjet), të dy në spital.
Deri më tani në vend janë bërë gjithsej 856.274 teste për Kovid-19.
Numri i përgjithshëm i të diagnostikuarve me COVID në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 155.627, numri i pacientëve të shëruar është 149.877, i të vdekurve është 5.477, ndërsa numri i rasteve aktive është 273./TV21

Back to top button