3 sekrete për gjumë më të mirë

Gjumi është shumë më tepër se disa orë pushim për trupin dhe mendjen. Ndërsa flini, trupi juaj kryen shumë funksione. Gjatë gjumit, trupi rikthen muskujt që janë dëmtuar gjatë ditës dhe “pastron” mbetjet që mund të prodhohen në zonën e trurit.
Ai gjithashtu luan një rol të rëndësishëm në rregullimin e emocioneve, pasi mungesa e gjumit qoftë edhe për një natë mund të rrisë reagimin emocional ndaj emocioneve negative me 60 përqind. Disa metoda që mund t’ju ndihmojnë të flini më mirë përfshijnë:
Sinkronizimi
Cikli natyror “gjumë-zgjim” i trupit tuaj quhet ritmi cirkadian dhe është i integruar në trupin e njeriut për të rregulluar, më së shpeshti, gjumin dhe marrjen e ushqimit brenda 24 orëve. Duke koordinuar ciklin tuaj natyror të zgjimit dhe mbajtjen e një orari të rregullt të gjumit, do të jeni në gjendje të flini më mirë dhe të zgjoheni plot energji.
Shmangni kafeinën vonë pasdite
Sipas një studimi, konsumimi i kafeinës edhe gjashtë orë para gjumit ka një efekt të rëndësishëm në përkeqësimin e cilësisë e gjumit.
Zgjidhni jastëkun dhe dyshekun e duhur
Fjetja në një pozicion të shëndetshëm jo vetëm që kontribuon në një gjumë shumë më të mirë, por gjithashtu ndihmon të shmangni probleme të tilla si dhimbjet e shpinës, qafës ose belit. Një dyshek dhe jastëk i mirë mund të përmirësojnë ndjeshëm cilësinë e gjumit tuaj./tv21

Back to top button