3 të vdekur dhe 156 raste të reja me Covid-19 në Shqipëri

 

Këtë të enjte në Shqipëri numri i të shëruarve nga koronavirusi ja kaloi numrit të rasteve të reja.

Genta Qirajko nga Ministria e Shëndetësisë raportoi se në 24 orët e fundit janë shëruar 158 qytetarë, ndërsa janë konfirmuar 156 raste pozitive.

“Sot është dita me numrin më të lartë të të shëruarve, duke kapërcyer edhe numrin e rasteve të reja ditore. 158 qytetarë e kanë fituar betejën me COVID19, ndërsa 156 qytetarë rezultojnë të prekur nga virusi SARS COV2 në 24 orët e fundit. Në të gjithe vendin janë kryer 865 testime. Rastet e konfirmuar pozitivë me COVID-19, i përkasin kësaj shpërndarje gjeografike në vend 101 raste në Tiranë,  12 raste në Durrës, 5 raste në Librazhd, nga 4 raste në Fier, Korçë, Berat, 3 raste në Elbasan, Tropojë, Kamëz, nga 2 raste në Krujë, Kukës, Ura Vajgurore, Peqin, Gramsh, nga 1 rast në Shkodër, Lushnje, Mirditë, Dibër, Bulqizë, Himare, Kuçovë”.

Nga ana tjetër, kanë humbur betejën me virusin edhe tre persona të tjerë. Numri total i viktimave ka shkuar në 266.

“Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, fatkeqësisht, në dy spitalet COVID, nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen një 56 vjeçar, një 65 vjeçare nga Tirana dhe një 79 vjeçare nga Kuçova me sëmundje bashkëshoqëruese, i shprehim ngushëllimet familjarëve”.

Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 168 pacientë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 14 në terapi intensive nga të cilët vetëm 7 pacientë janë të intubuar./vizionplus

Back to top button