Lajçak flet për takimin e sotëm me Hysenin dhe Gjuriqin në Bruksel

 

Kosova dhe Serbia janë takuar sot në Bruksel në nivel të ekspertëve ku Skënder Hyseni dhe Marko Gjuriq janë pritur nga i dërguari i Posaçëm i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Përmes një postimi në Twitter, Lajçak konfirmoi se kanë punuar drejt përfundimit të disa çështjeve që janë diskutuar gjatë takimeve të fundit.

“Para takimit të nivelit të lartë mes Beogradit dhe Prishtinës që do të mbahet në fillim të shtatorit, u takova sërish me negociatorët/koordinatorët në Bruksel për të punuar në përfundimin e çështjeve që janë diskutuar gjatë takimeve të fundit”, shkroi Lajçak, duke bashkangjitur edhe fotografi me Hysenin dhe Gjuriqin.

Zyrtarisht nuk është bërë e ditur për çështjet, por më parë është përmendur çështja e të pagjeturve dhe bashkëpunimi ekonomik.

Ky takim në Bruksel vjen vetëm një javë para takimit të Uashingtonit ku pritet të marrin pjesë udhëheqësit e të dy vendeve.

 

Back to top button