3 të vdekur dhe 316 raste të reja me koronavirus

 

Tre persona kanë vdekur, ndërsa janë shënuar edhe 316 raste të reja me koronavirus në vendin tonë.

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.652 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 316 raste pozitive.

Brenda 24 orëve janë raportuar 3 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prishtinë 2 raste (85, 81 vjeç), Drenas 1 rast (74 vjeç).

Numri total i rasteve pozitive është 59.304 raste nga 227.482 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.482 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 195 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 51.713 raste, kurse numri i rasteve aktive është 6.109./21Media

195 TË SHËRUAR DHE 316 RASTE ME COVID-19!

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në…

Posted by Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës on Thursday, 28 January 2021

Back to top button