34 mijë aplikues konfirmuan të dhënat, rreth 8 mijë nuk e kanë hapur telefonin

 

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka njoftuar është duke vazhduar me shqyrtimin dhe regjistrimin e aplikacioneve të qytetarëve të cilët janë jashtë vendit e duan të regjistrohen si votues.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi për portalin rtv21.tv ka thënë se deri më tani janë futur në sistem rreth 151 mijë aplikacione, prej të cilave rreth 50 mijë e 500 janë aprovuar, ndërsa në statusin momental të refuzimit janë rreth 10 mijë e 600 aplikacione.

Ai ka thënë se të gjitha e-mailat që janë pranuar tashmë janë hapur.

Elezi gjithashtu ka bërë të ditur se nga qendra e thirrjve për konfirmim dhe verifikim të aplikacioneve, janë realizuar rreth 42 mijë thirrje, prej tyre rreth 34 mijë aplikues kanë konfirmuar të dhënat e tyre, ndërsa rreth 8 mijë persona nuk e kanë hapur telefonin, por të cilët do të kontaktohen sërish. Sipas KQZ-së, 60 persona të cilët janë kontaktuar përmes telefonit kanë thënë se nuk janë personat konkret.

Votimi nga jashtë vendit përmes postës pritet të fillojë javën e ardhshme më 2 shkurt.

“Vetëm pas përfundimit të shqyrtimit, vlerësimit dhe verifikimit të aplikacioneve, do të kemi një raport të detajuar ku do ta dijmë saktë se sa është numri i përgjithshëm i aplikuesve për t’u regjistruar, sa prej tyre janë aprovuar dhe sa janë refuzuar. Të gjithë qyetarët që arrijnë të regjistrohen suksesshëm si votues jashtë vendit, pasi kanë plotësuar kriteret ligjore, do të mund të votojnë përmes postës duke filluar nga data 2 shkurt. Fletëvotimet duhet të pranohen nga KQZ-ja deri më 12 shkurt”, ka thënë Elezi./21Media

Back to top button