3 të vdekur e 119 raste të reja me Covid-19 në Kosovë
3 persona të infektuar me SARS CoV-2 pozitiv kanë vdekur në 24 orët e fundit në Kosovë.
Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR dhe në laboratoret private, janë testuar gjithsej 474 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 119 raste pozitive.
Numri total i rasteve pozitive është 13.910 raste nga 53.090 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 551 raste të vdekjes.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 187 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 10.300 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3.059./21Media
187 TË SHËRUAR DHE 119 RASTE ME COVID-19!
Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në…
Posted by Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës on Friday, 4 September 2020