3 të vdekur nga COVID-19, 160 raste të reja në Maqedoni

 

Tre pacientë të prekur nga Covid-19 në Maqedoninë e Veriut kanë vdekur në 24 orët e fundit. Nga Ministria e Shëndetësisë informojnë se dy ishin nga Shkupi, të moshave 60 dhe 72 vjeç, ndërsa viktima e tetë është një grua 53-vjeçare nga Gostivari. Ata kanë ndërruar jetë në kushte spitalore.

Në 24 orët e fundit, janë regjistruar 160 raste të reja me COVID-19, nga gjithsej 2172 teste të kryera gjithsej. Prej tyre, 38 janë nga Shkup, 20 nga Tetova, 19 Kumanova, 13 Gostivari, 10 nga Shtipi, 9 nga Struga, 8 Këroçova, 5 Shën Nikolla, nga 4 raste të reja në Prilep, Kavadar, Koçan dhe Ohër, nga 3 raste të reja në Veles dhe Demir Hisar, nga 2 të infektuar të rinj në Strumicë, Makedonski Brod, Pehçevë, Berovë dhe Vinicë, si dhe nga një rast i ri në Dibër, Manastir, Probishtip, Vallandovë, Dellçevë dhe Negotinë.

Instituti i Shëndetit Publik ka regjistruar 368 pacientë të shëruar. 117 prej tyre janë nga Shkupi, 60 nga Dibra, 42 nga Gostivari, 34 nga Kumanova, 32 nga Tetova, 18 nga Shtipi, 16 nga Shën Nikolla, 13 nga Strumica, 9 nga Kriva Pallanka, 5 nga Prilepi, 5 nga Kavadari, 3 nga Probishtipi, 3 nga Nergotina, 2 nga Gjevgjelia, 2 nga Koçani dhe nga 1 i shëruar në qytetet Radovish, Krushevë, Makedonski Brod, Berovë, Vinicë, Kërçovë dhe Resnjë.

Që nga fillimi i pandemisë në Maqedoninë e Veriut gjithsej janë infektuar 12515 persona, prej të cilëve 9030 janë shëruar ndërsa 535 kanë ndërruar jetë. Për momentin janë 2950 raste aktive./TV21

Back to top button