3 vdekje nga Covid-19 në 24 orët e fundit në Shqipëri

 

Ministria e Shëndetësisë së Shqipërisë ka publikuar të dhënat e 24 orëve të fundit lidhur me pandeminë Covid-19.
3 qytetarë kanë vdekur, 2 qytetarë nga Tirana, 1 qytetar nga Fieri të moshave 65-81 vjeç.

Bëhet e ditur se janë kryer 2,309 testime dhe kanë rezultuar pozitivë 447 qytetarë.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:130 raste në Tiranë, 34 raste në Durrës, 30 raste në Kuçovë, 27 raste në Lezhë, 18 raste në Vlorë, 17 raste në Lushnje, 15 raste në Shkodër, 13 raste në Krujë, Fier, Mat, Sarandë, 12 raste në Kurbin, 10 raste në Kavajë, 9 raste në Berat, 7 raste në Elbasan, Dibër, 6 raste në Kamëz, Tepelenë, 5 raste në Cërrik, Gramsh, Peqin, Kukës, Korçë, 4 raste Devoll, Mallakastër, Përmet, Kolonjë, 3 raste në Patos, Vorë, 2 raste në Mirditë, Gjirokastër, Delvinë, Vau Dejës, Belsh, Bulqizë, 1 rast në Skrapar, Klos, Rroskovec, Malësi e Madhe, Divjak, Ura Vajgurore, Tropojë, Has.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 295 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 34,648 që nga fillimi i pandemisë./21Media

Back to top button