3 viktima nga COVID-19 në Shqipëri

 

Ministria e Shëndetësisë në Shqipëri njoftoi se gjatë 24 orëve të fundit, 51 persona rezultuan të infektuar me COVID-19, nga 1 mijë 995 testime të kryera.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 14 raste në Tiranë, 5 në Shkodër, nga 4 raste në Devoll, Vlorë, Sarandë, nga 3 raste në Fier, Elbasan, nga 2 raste në Lezhë, Mirditë, Mallakastër, Gjirokastër, nga 1 rast në Durrës, Kavajë, Përmet, Selenicë, Skrapar, Këlcyrë.

Ndërkaq betejën me COVID-19 e humbën 3 qytetarë: 1 qytetar nga Tirana, 1 qytetar nga Shkodra, 1 qytetar nga Fieri, të moshave 62-77 vjeç.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 834 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 112 mijë e 626.

Aktualisht në spitalet COVID po trajtohen 116 pacientë, 17 në terapi intensive, nga të cilët 8 pacientë janë të intubuar.

Që nga shpërthimi i panemisë me koronavirus në Shqipëri janë konfirmuar 131.327 raste pozitive, prej tyre 112.626 janë shëruar, 16.299 janë raste aktive, ndërsa betejën me sëmundjen e rrezikshme e kanë humbur 2.402 pacientë./21Media

Back to top button