Së shpejti nënë për herë të dytë, Almeda tregon se çfarë ka në çantën e lindjes
Së shpejti familjes Sayisman do i shtohet edhe një fëmijë. Çifti i njohur i showbizit, Almeda Sayisman dhe Tolgahan Sayışman, do të bëhen prindër për herë të dytë. Ata do të bëhen me një vajzë të cilën do ta quajnë Alina.
Almeda e cila është në muajin e nëntë të shtatzënisë, ka publikuar në Instagram një fotografi ku shfaqet me një fustan bojëqielli ku në sy bie barku i rrumbullakosur.
View this post on Instagram
Me fotografinë e publikuar, Almeda ka njoftuar se ka hapur kanalin e saj në Youtube.
Në videon e parë që ka publikuar, Almeda ka treguar se çfarë ka në çantën e lindjes.
Kujtojmë që, Almeda Abazi-Sayisman dhe Tolgahan Sayisman janë martuar në vitin 2017, kurse, në vitin 2019 janë bërë prindër të djalit-Efehan./21Media