3 vjet burg për një 500-she të falsifikuar

R.Z është shpallur fajtor dhe është dënuar me 3 vjet burg pasi që tentoi t’i fuste në qarkullim 500 euro fals.
Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur aktgjykimin kundër të akuzuarit R.Z për veprën penale Falsifikimi i parasë nga neni 296 paragrafi 2 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
I akuzuari R.Z është recidivist i disa veprave tjera penale.
Gjykata Themelore në Prishtinë përmes komunikatës ka theksuar se në tetor të vitit 2021 në pompën e derivateve “Luma Petrol”, gjatë kontrollimit të veturës së të akuzuarit R.Z nga ana e Policisë së Kosovës, është gjetur kartëmonedha në vlerë prej 500 euro, e cila ka qenë e falsifikuar, e cila ishte vërtetuar nga raporti i Forenzikës së Kosovës. I akuzuari kishte qenë në dijeni se monedha ishte e falsifikuar, por të njëjtën kishte tentuar ta fus në qarkullim.
Kundër këtij aktgjykimi, palët kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit të Kosovës, përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë./21Media

Back to top button