3 vjet burgim dhe 1 mijë euro gjobë ndaj E.Xh për ‘vjedhje të rëndë’

 

Gjykata Themelore në Ferizaj sot ka informuar se ka shpallur aktgjykim dënues me tri vjet burgim dhe 1 mijë euro gjobë ndaj të pandehurit E.Xh.. shtetas i Kosovës, i akuzuar sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelore për veprën penale ‘vjedhje e rëndë’.

“Gjyqtari individual i Divizionit Penal – Elmaz Zenuni, pas mbajtës së shqyrtimit gjyqësor, të pandehurin i njohur si recidivistë për vepra të njëjta penale e shpalli fajtor dhe i shqiptoi dënim burgimi në kohëzgjatje prej tre (3) vjet dhe njëmijë (1.000) euro gjobë. I pandehuri akuzohet se 12.05.2018, në Ferizaj, i pandehuri  me  qëllim që vetës të i sjellë dobi pasurore të kundërligjshme me përdorim të forcës me anë të kaçavidës e hap derën e shtëpisë dhe depërton brenda në katin e dytë, ku nën rroba të dhomës nga një orman merr 300 euro, para të gatshme dhe ari me vlerë prej 100 eurove.”, ka bërë të ditur gjykata përmes komunikatës.

Kundër këtij aktgjykimi, palët kanë të drejtë ankese në afat prej pesëmbëdhjetë (15) ditëve nga dita e pranimit të aktgjykimit në formë të shkruar./21Media

Back to top button