30 ditë paraburgim ndaj një të mituri për dhunim

Gjykata Themelore në Gjilan, sot ka informuar se ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjilanit, duke i caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditë të miturit E.B., për dhunim.
“Ekziston dyshimi i bazuar se i mitur ka keqpërdorur seksualit të miturën, e cila për shkak të moshës së saj nuk ka mundur të gjykoj e të vlerësoj pasojat e një marrëdhënie të tillë, e që nënkuptojnë edhe kryerjen e akteve seksuale. Me datë 10.12.2021 e dëmtuara është kthyer në shtëpi, duke qenë se ishte paraqitur si rast i humbur nga prindërit e saj, e njëjta së bashku me prindërit e saj është paraqitur në polici dhe ka lajmëruar rastin.”, ka informuar gjykata./21Media 

Show More
Back to top button