30 pacientë post-COVID po trajtohen në spitalet e Kosovës
Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës ka njoftuar se Qendrën Klinike Universitare dhe spitalet tjera të Kosovës janë duke u trajtuar 5 pacientë me COVID-19 dhe 30 pacientë post-COVID.
Me oksigjeno-terapi janë 6 pacientë, kurse në mjekimin intensiv të Klinikës Infektive 1 pacient.
Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme:
Klinika Infektive, 2 pacientë
Klinika e Pulmologjisë, 29 pacientë post-COVID
Mjekim Intensiv në Klinikë Infektive, 1 pacient i spitalizuar
Spitali i Prizrenit, 1 pacient
Spitali i Pejës, 2 pacientë./21Media