30 persona në spital me shenja helmimi, dyshohet nga uji

Ditën e sotme rreth 30 persona janë paraqitur me shenja helmimi në spitalin e Krujës.
Dyshohet se ata janë helmuar nga uji, ndërsa akoma nuk ka një komunikatë zyrtare.
Siç u raportua, shtetasit kanë marrë ndihmën e parë në spital nga mjekët dhe më pas janë lënë të lirë për të shkuar në shtëpi.
Ndërkohë, autoritetet janë duke kryer analizat e nevojshme të ujit për të zbuluar nëse helmimi ka ardhur nga aty./oranews

Back to top button