300 kontejnerë të rinj nga e hëna vendosen në kryeqytet

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka bërë të ditur se nga e hëna 300 kontejnerë të rinj do të vendosen nëpër kryeqytet.

Rama të shtunën, mes tjerash, lavdëroi edhe Ndërmarrjen Publike Banesore që filloi ndërtimin e kontejnerëve të cilat sipas tij do të reduktojnë mbeturinat dhe do të lehtësojnë punën e punëtorëve të pastrimit.

“300 kontejnerë të rinj nga e hëna vendosen në kryeqytet. Angazhimi serioz e përkushtimi profesional i punëtorëve plot vullnet e të palodhshëm të ndërmarrjeve tona publike, dhe potenciali i madh që kanë Ndërmarrjet tona të kryeqytetit siç është Ndërmarrja Publike Banesore sjellin efektin e vet praktik e të prekshëm. Ata, të prirë nga dedikimi e dashuria për qytetin kanë arritur të bëjnë një punë të vlefshme për të gjithë, kanë filluar vet me prodhimin e kontejnerëve, të cilët do të reduktojnë mbeturinat në kryeqytet dhe lehtësojnë punën e kushtet e punëtorëve të pastrimit”, ka shkruar Rama në “Facebook”.

Back to top button