304 raste të reja me koronavirus në Kosovë
Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit janë regjistruar 304 raste të reja me Covid-19, ndërkaq nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.
Në 24 orët e fundit janë dhënë 2.103 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.692.762 doza të vaksinës. Deri më sot 789.946 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Sot janë shëruar 3 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 158.134.
Në total numri i rasteve aktive është 1.552, në nivel vendi./21Media
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?