Rezulton pozitiv me koronavirus kryetari i Obiliqit

Kryetari i Obiliqit, Xhafer Gashi, ka njoftuar se ka rezultuar pozitiv me Covid-19.
“Si rezultat i shfaqjes së disa simptomave të pazakonta, jam nënshtruar testimeve për Covid-19 dhe kam rezultuar pozitiv”, ka shkruar Gashi.
Gashi bëri të ditur se gjendja e tij shëndetësore është stabile dhe është vetëizoluar.
“Gjendja ime shëndetësore është stabile, gjendem në vet-izolim dhe duke i respektuar të gjitha masat antiCovid-19”, ka thënë tutje Gashi./21Media

Back to top button