31 persona u arrestuan brenda 24 orëve

 

Policia e Kosovës brenda 24 orëve ka arrestuar 31 persona të dyshuar, të përfshirë në veprime të ndryshme të kundërligjshme, përderisa ka shqiptuar 1460 tiketa për kundërvajtje të ndryshme në trafikun rrugor.

Ndërsa po ashtu 56 tiketa janë shqiptuar për shkelësit e Ligjit AntiCovid-19.

Ndërkaq, gjatë 24 orëve të fundit gjithashtu janë shkaktuar 35 aksidente me dëme materiale, 19 me të lënduar, ndërsa aksidente me fatalitet nuk ka pasur./21Media

Back to top button