31,021 raste aktive me COVID-19 në Kosovë

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka bërë të ditur se në total numri i rasteve aktive me coronavirus është 31.021.
Ndërkaq, 13 mijë e 928 testime edhe 3 mijë e 617 persona kanë rezultuar pozitiv me COVID-19.
Në 24 orët e fundit janë dhënë 4.316 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.769.170 doza të vaksinës.
Deri më sot 804.251 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Sipas MSH-së betejën me COVID-19 e kanë humbur 4 persona./21Media

Back to top button