Sot në Prishtinë hapet edhe një qendër testimi për COVID-19

Sot në Prishtinë do të hapet edhe një qendër testimi për COVID-19.
Kështu ka bërë të ditur Komuna e Prishtinës, ku tregoi se në këtë qendër testimi do të kryhet me teste të shpejta antigjenike.
Qendra e Mjekësisë Familjare nr. 4 në rrugën “Xhemajl Ibishi” do të ofrojë shërbimin e testimit për COVID-19 me orar të plotë, shtatë ditë në javë, nga ora 08:00 deri në 16:00.
Sipas tyre, ky vendim është marrë me qëllim të zvogëlimit të pritjeve të qytetarëve në Ambulancën e mjekësisë familjare te Qendra Studentore te Mensa.

Back to top button