32 pacientë me COVID-19 në gjendje të rëndë shëndetësore

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës bëri të ditur se 858 pacientë të shtrirë në klinikat COVID dhe spitalet e përgjithshme janë duke u trajtuar për COVID-19.
Në një njoftim thuhet se 776 nga këta pacientë janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 644 me oksigjeno-terapi dhe 32 në gjendje të rënduar shëndetësore.
Në QKUK janë 304 pacientë të shtrirë, 276 prej tyre COVID-19 pozitivë, dhe 249 me oksigjeno-terapi: Klinika Infektive ka 120 pacientë, Klinika e Pulmologjisë, 42 pacientë, Klinika e Pediatrisë, 9 pacientë, Klinika e Gjinekologjisë, 19 pacientë, Klinika Infektive 2 (Mjekësia Sportive), 93 pacientë dhe Klinika Infektive 3 (Interno), ka 21 pacientë.
Në spitalet e përgjithshme po trajtohen 554 pacientë, 500 prej tyre COVID-19 pozitivë, 415 me oksigjeno-terapi.
Spitali i Prizrenit ka 107 pacientë, Spitali i Gjakovës, 110 pacientë, Spitali i Pejës, 138 pacientë, Spitali i Gjilanit, 105 pacientë, Spitali i Mitrovicës, 15 pacientë, Spitali i Vushtrrisë, 41 pacientë dhe Spitali i Ferizajt, 65 pacientë./21Media

Back to top button