Gjobiten 180 qytetarë, 80 për vozitje të shpejtë

Në territorin e Qytetit të Shkupit policia gjatë ditës së djeshme shqiptoi gjithsej 180 masa, mes të cilave për vozitje të shpejtë mbi të lejuarën 80 sanksione. Ndërsa, 25 masa u shqiptuan për vozitje nën ndikim të alkoolit, 16 për vozitje pa patent shofer, 13 për vozitës fillestarë, dy për mospërdorim të rripit të sigurisë, dy për përdorim të celularit, pesë për automjete të paregjistruara, 22 për parkim jo të rregullt, informuan nga Ministria e Punëve të Brendshme.
Nga MPB theksuan se kontrollet e përforcuara rrugore vazhdojnë dhe bëjnë thirrje qytetarët t’i respektojnë rregullat e komunikacionit me qëllim të sigurisë më të madhe në rrugë, shkruan TV21./21Media

Back to top button