32 patentë shoferë u konfiskuan për tre muaj, 32 gjoba për mosrespektim të semaforëve

32 patentë shoferë janë konfiskuar brenda tre muajve në rajonin e Prishtinës, ndërsa gjatë kësa jave janë shqiptuar 32 gjoba për mosrespektim të semaforëve.
“Policia e Rajonit të Prishtinës respektivisht, Njësiti Rajonal i Trafikut rrugor, po vazhdon me implementimin e planit operativ për kontrollin e shtuar në trafik me fokus të veçantë ndaj ngasësve të cilët nuk respektojnë sinjalizimet e semaforëve.”, ka informuar Policia.
Ky operacion do të këtë shtrirje në të gjitha rrugët e rajonit të Prishtinës dhe sipas njoftimit, do të vazhdojë deri sa të vlerësohet që është arritur efekti i dëshiruar./21Media
May be an image of 3 people, road and text

Back to top button