Kaloni te përmbajtja kryesore

Miftaraj: Mbi 20- 30% e listës së kandidatëve për deputetë të LVV-së janë me probleme me ligjin

Ehat Miftaraj Instituti i Kosovës për Drejtësi i tha RTV21 se Lëvizja Vetëvendosje në kuadër të listës së kandidatëve për deputetë ka një numër të madh të tyre që kanë probleme serioze me ligjin.

“Kemi numër të madh të kandidatëve të cilët janë të dënuar për veprat penale që lidhen me rrezikimin apo pengimi i personave zyrtare, bartja e armës apo pjesëmarrja në turmë , raste që janë në procedura, por kemi edhe persona që janë të akuzuar për vepra penale të korrupsionit apo personave që janë dënuar kohëve të fundit për veprat penale që lidhen me kanosjen apo pengimin e zyrtarëve apo të prokurorëve.”, u shpreh Miftaraj për rtv21.

Tutje ai tha se është e pakuptimtë që persona të tillë janë në listën e kandidatëve për deputëtë pikërisht në partinë në pushtet.

“ Kur shohim raste të tilla që partia në pushtet  e cila ka plot gojën vetting plot gojën sundim të ligjit, qeverisje të mirë dhe të shohësh mbi 20-30%  të listës për kandidat të cilët ose janë në procedura penale ose kanë probleme me ligjin është e pakuptimtë dhe nuk do të duhet të ndodhte në një vend që aspiron të bëhet pjesë e Bashkimit Evorpian. , tha Miftaraj./RTV21/21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button