32,000 objekte civile janë dëmtuar nga bombardimet ruse që nga fillimi i luftës
32,000 objekte civile janë dëmtuar nga bombardimet ruse që nga fillimi i luftës, thotë zyrtari ukrainas.
Sulmet ruse në Ukrainë kanë dëmtuar rreth 32,000 objekte civile dhe më shumë se 700 objekte infrastrukturore kritike që nga fillimi i pushtimit rus në shkurt, tha një zyrtar i qeverisë ukrainase të dielën.
“Siç mund të pritej nga terroristët, rusët synojnë objektiva civile. Deri më sot, rreth 32,000 objektiva të tillë janë dëmtuar nga raketat dhe predha ruse. Këto janë kryesisht shtëpi private ose ndërtesa banimi civile,” tha Yevhenii Yenin, një diplomat ukrainas në një intervistë për mediat ukrainase të dielën.
“Vetëm 3% e sulmeve të regjistruara kanë qenë në objektet ushtarake”, shtoi ai.
“Deri tani, më shumë se 700 objekte infrastrukturore kritike – fusha ajrore, ura, depo nafte, nënstacione të energjisë elektrike, etj – të gjitha këto u goditën”, tha Yenin.
Diplomati tha se Moska ka “një dëshirë maniake për të zhytur Ukrainën në errësirë dhe nuk ka asnjë arsye për të besuar se ata do të ndalojnë.”
Rusia ka shënjestruar vazhdimisht infrastrukturën civile në Ukrainë, duke shkaktuar ndërprerje të gjera të energjisë përpara dimrit./21Media