Moti sot

Sot në Kosovë, mot i ndryshueshëm

Instituti Hidrometorologjik i Kosovës njofton se sot në vendin tonë pritet të mbajë mot me vranësira të cilat vende-vende mund të sjellin reshje shiu dhe shkarkime rrufesh.

Sipas parashikimeve të Institutit, nga dita e enjte do të ketë kthjellime dhe intervale më të gjata me diell.

”Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 6-10 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 20-25gradë Celsius”, njofton IHMK.

Do të fryjë erë nga veriu dhe verilindja me shpejtësi  deri 11m/s./21Media

Back to top button