33 fëmijë të infektuar brenda ditës

Në 24 orët e fundit janë konfirmuar 717 raste të reja me COVID-19, nga 4 mijë e 132 testime të kryera. Mes tyre, 33 raste të grupmoshës 0 deri në 9 vjeç.
Rastet pozitive të kësaj grupmoshe janë nga: 10 në Prishtinë, nga 3 në Ferizaj dhe Fushë Kosovë, nga 2 në Suharekë, Pejë, Vushtrri, Istog dhe Podujevë, nga 1 rast në Klinë, Gjakovë, Obiliq, Shtime, Mitrovicë, Lipjan e Gllogoc.
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, fëmijët e infektuar të gropmoshës 0 deri 9 vjeç janë 17 të gjinisë femërore dhe 16 të asaj mashkullore.
Në 24 orët e fundit janë konfirmuar 43 raste të reja të grupmoshës 10 deri në 19./21Media

Back to top button