Qeni juaj mund t’ju ndihmojë të jetoni më gjatë, dhe ja pse

 
Të gjithë pronarët e qenve betohen për efektet pozitive që kanë mbi ta shokët e tyre me gëzof, dhe tani ka prova shkencore për të mbështetur këtë pretendim.
Në fakt, studime të shumta kanë treguar se mbajtja e një qeni bën mrekulli për mirëqenien, pamjen dhe jetëgjatësinë tuaj.
Bright Side ka mbledhur studimet që tregojnë për ndikimin pozitiv të miqësisë me një qen.
1. Mund t’ju bëjë të dukeni 10 vjet më e re

Zotërimi i një qeni mund t’ju bëjë më të shëndetshëm dhe në formë, por studiuesit kanë gjetur një mënyrë tjetër për të matur ndikimin pozitiv që mund të ketë adoptimi i një qeni në jetën e dikujt. Ata zbuluan se personat mbi 65 vjeç që kanë qen, veprojnë si 10 vjet më të rinj se mosha e tyre aktuale.
2. Mund të rrisë vetëvlerësimin tuaj

Pronarët e qenve që kanë një lidhje të fortë me kafshët e tyre kanë tendencë të kenë nivele më të larta ndjeshmërie dhe vetëvlerësimi sesa ata që nuk kanë qen. Përveç kësaj, të pasurit e një qen përreth i bënte ata më pak të stresuar dhe më të lumtur.
3. Mund të ulë rrezikun e sëmundjeve kronike

Sipas statistikave, pronarët e qenve që ecin rregullisht me qentë e tyre kanë më pak gjasa të vuajnë nga diabeti. Për më tepër, hulumtimet sugjerojnë se nëse fëmijët nga familjet me alergji rriten me një qen që nga lindja, ata kanë më pak gjasa të zhvillojnë ekzemë dhe astmë.
4. Mund t’ju mbajë në formë

Kush dëshiron të bëjë një shëtitje kur bie shi? Shumë njerëz do të preferonin jo. Por pronarët e qenve duhet të ecin çdo ditë. Një studim tregon se të kesh një qen të bën të ecësh 22 minuta më shumë në ditë, ndërsa një tjetër zbuloi se shanset që pronarët e qenve të arrijnë qëllimet e tyre të fitnesit janë më të larta se ata pa një të tillë.
5. Mund të ulë nivelet e stresit

Studimet kanë treguar se të kesh një kafshë shtëpiake mund t’ju ndihmojë të luftoni stresin e përditshëm dhe të rritë disponimin e pronarit. Për më tepër, një studim tjetër tregon se prekja, përkëdhelja ose përqafimi i një kafshe mund t’ju qetësojë shpejt nëse ndiheni të shqetësuar ose të stresuar.
6. Mund të lëshojë hormone të lumturisë

Të qenit pranë qenve mund t‘ju ndihmojë të çlironi hormonet që ju bëjnë të lumtur, si oksitocina, serotonina dhe dopamina. Këto hormone dihet se ju mbajnë të lumtur, pa stres dhe të rinj.
7. Qeni juaj mund t’ju ndihmojë të jetoni më gjatë

Studimet tregojnë se pronarët e qenve jetojnë mesatarisht më gjatë se ata që nuk kanë qen. Për më tepër, nëse jetojnë vetëm, ata shpesh shërohen më shpejt nga krizat e rënda shëndetësore, si sulmet në zemër ose goditjet në tru, falë miqve të tyre me 4 këmbë./21Media

Back to top button