Në Istog, janë raportuar gjithsej 169 raste, 34 aksidente trafiku

Në Istog, janë raportuar gjithsej 169 raste, 34 aksidente trafiku

Këshilli Komunal për Siguri në Bashkësi i Istogut ka mbajtur mbledhjen e radhës kryesuar nga nënkryetari i komunës Lulzim Blakaj .

Komandanti i Stacionit Policor në Istog, Enver Gashi, ka njoftuar anëtarët e KKSB-së rreth ngjarjet që kanë ndodhur gjatë kësaj periudhe.

Sipas tij në stacionin policor në Istog, janë raportuar gjithsej 169 raste, 34 aksidente trafiku.

“Janë lëshuar 698 tiketa në trafik, 63 persona të arrestuar, 14 të ndaluar, janë konfiskuar 9 armë dhe kemi asistuar në 38 raste “, tha Gashi