34-vjeçarja bëhet gjyshe

34-vjeçarja Jenni Medlam nga Anglia dhe burri i saj 35-vjeçar Richard tani padyshim janë gjyshërit më të rinj. Ata u bënë prindër 16 vjet më parë.
Jenni lindi fëmijën e saj të parë kur ishte vetëm 17 vjeç.
Ndërsa vajza e saj Charmaine kur njoftoi shtatzëninë e saj, ajo fillimisht u trondit. Por, e mbështeti vajzën pasi që vetë nuk gjeti mbështetje në atë kohë dhe tani dëshiron të parandalojë që vajza e saj të ndihet në të njëjtën mënyrë, transmeton rtv21.tv.
Përveç Charmaine, e cila ka dy vjet me babanë e vajzës së saj, Jenni dhe Richard kanë edhe dy vajza të tjera. Chelsey është 13 vjeç, Scarlett 10. Të dyja tani janë teze.
Dy gjyshërit e rinj i duan rolet e tyre të reja dhe shpesh të tjerët mendojnë që foshnja është vajza e tyre e jo mbesa./21Media

Back to top button