U vaksinua në muajin e tetë të shtatzënisë “Sheherzadja” flet për gjendjen e saj
Aktorja turke, Bergüzar Korel dhe bashkëshorti i saj Halit Ergenç, të cilët u martuan në 2009, janë në pritje të fëmijës së tyre të tretë. Çifti, i cili ka dy djem, këtë muaj do bekohen me një vajzë.
“Sheherzadja” gjatë një bisede në Instagram me ndjekësit tregoi se ka marrë dy dozat e vaksinës antiCovid-19. Me dozën e dytë ajo u vaksinua muajin e tetë dhe për fat nuk ka pasur asnjë problem përveç lodhjes dhe tani ndihet shumë mirë.

Berguzar ka treguar se po e kalon një shtatzëni të lehtë dhe se tash kanë vendosur edhe për emrin e vogëlushes, i cili do jetë Leyla./21Media