35% e popullatës mbi 18-vjeç kanë marrë dy doza të vaksinës kundërCOVID
Deri tani mbi 440.000 mijë qytetarë janë vaksinuar me dy doza apo 35% e popullatës mbi 18-vjeç, këstu ka njoftuar Qeveria e Kosovës.
Përmes një postimi në Facebook bëhet e diturse procesi i vaksinimit po vazhdon ndërkohë që numri i rasteve të reja ka pësuar rënie të ndjeshme.
“Nga sot kemi nën 10.000 raste aktive, për herë të parë pas 15 gushtit, kurse sot pozitivitet i rasteve të reja është vetëm 2.98%, më i ulëti që nga 2 gushti”, thuhet në postim.
Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës sot ka informuar se gjatë 24 orëve të fundit kanë vdekur 10 persona nga Covid-19 duke e quar në total numrin e viktimave në 2 mijë e 889, ndërsa janë konfirmuar edhe 173 raste të reja./21Media