Karate: Kosova me 3 medalje në Kupën Botërore

Rinesa Osmani dhe Rigon Baruti kanë fituar medalje në Kupën Botërore dhe Ligën e të Rinjëve në karate, që po mbahet në Stamboll të Turqisë.
Osmani fitoi medaljen e argjendtë për juniore, kategoria -59 kg, ndërsa Baruti të bronztën për junior, kategoria -68 kg.
Të premten, medaljen e argjendtë e fitoi edhe Ensar Zejnullahu, grupmosha e kadetëve të rinj U14, kategoria +55 kg.
Garat nga afër i ndoqi edhe presidenti i Komitetit Olimpik të Kosovës, Ismet Krasniqi, njëherit kryetar i Federatës së Karatesë së Kosovës.
Drejtësinë e ndanë edhe gjyqtarët ndërkombëtarë, Ardian Muhadri e Astrit Ndrecaj.

Back to top button