35 viktima dhe 2 mijë raste të reja me Covid-19 në Maqedoninë e Veriut
Nga realizimi i 5 mijë e 779 testimeve, 2 mijë raste të reja me Covid-19 janë regjistruar për 24 orë në Maqedoninë e Veriut.
Më shumë se gjysma e rasteve të reja, gjithsej 1096 janë vetëm në Shkup, i dyti është Manastiri me 123 raste të reja pozitive për 24 orë dhe i treti Kavadari. Qytetet tjera kanë raste pozitive në numër dyshifror.
Siç qëndron në raportin e Institutit të Shëndetit Publik, janë regjistruar 806 të shëruar dhe 35 viktima, transmeton TV21.
Raste aktive në Maqedoninë e Veriut janë 14 mijë e 783./21Media