“Është e varur nga Kurti – ka bagazh të rëndë…” – Kasapolli ‘godet’ opozitën

(Lajm i përditësuar)
Analisti politik, Gëzim Kasapolli në emisionin ”Click” të RTV21, tha se opozita në Kosovë është e varuar nga kryeministri në detyrë, Albin Kurti. Ai theksoi se kjo situatë po ndikon në zhvillimet politike.
”Frika ime është që edhe opozita sot është e varur prej pozitës, prej Albinit. Ka egzistuar një lidhje e cila e ka sjellur vetvetiu Albinin në pushtet dhe e cila fatkeqësisht ne sot po i vuajm pasojat”, tha Kasapolli.
Ai shtoi se opozita bart një “bagazh të rëndë”, ai shtoi se mundësia e vetme është ndryshimi i skenës politike opozitare.
”Kjo opozitë ka bagazh, ndonëse e ka marrë dënimin që 6 vjet nuk është në pushtet , prapë ai bagazh është shumë i rëndë për t’a bartur. Nuk po mundem të shlirohen nga ai bagazh dhe e vetmja mundësi është ndryshimi i skenës politike opozitare me akterë të rinj të cilët nuk kanë bagazhë nga e kaluara. Me këtë konstalacion unë besoj që këtë rezultat do të kemi edhe 10 vjet”, u shpreh Kasapolli./RTV21/21Media
“Sami Lushtaku ka dozë të kontrollit te disa deputetë të PDK-së” – Kasapolli ngre dilema
Analisti politik, Gëzim Kasapolli në emisionin ”Click” të RTV21, tha se roli i Sami Lushtakut brenda PDK-së nuk duhet të nënvlerësohet, duke theksuar ndikimin e tij në parti dhe te një pjesë e deputetëve.
”Në qoftë se e minimizojmë rolin e Sami Lushtakut brenda PDK-së, besoj që gabojmë, jo vetëm për shkak të autoritetit që ka ky brenda Partisë Demokratike të Kosovës, por edhe një dozë të kontrollit të disa deputetëve të PDK-së nga Sami Lushtaku. Kjo mund të prishë matematikat”, tha ai./RTV21/21Media
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?