35-vjeçari gëlltiti dhëmbët, intervenojnë mjekët në QKUK

Një rast i veçantë ka ndodhur në Klinikën e Gastroentetologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
Një person derisa ishte në gjumë ka gëlltitur urën metalokeramike që i kishte vënë stomatologu.
Përmes një njoftimi në “Facebook” doktor Skender Telaku tha se ura është larguar pa kurrfarë problemi.
“Nxjerrja e ures metalokeramike gjysmecirkulare nga perpisa (ezofagu) me endoskop. Mashkulli 35 vjec aksidentalisht, deri sa ka qene ne gjume e ka perbire uren e vene nga stomatologu disa muaj me pare. Ura u nxorr endoskopikisht pa kurfare problemi…..”, ka njoftuar Telaku.