Kryeministri japonez mbërrin në Kiev
Kryeministri japonez, Fumio Kishida ka mbërritur në kryeqytetin e Ukrainës si pjesë e një “vizite historike”, tha të martën Emine Dzheppa, zëvendësministrja e parë e Punëve të Jashtme të Ukrainës.
“Ukraina është e lumtur të mirëpresë kryeministrin e Japonisë, Fumio Kishida. Kjo vizitë historike është një shenjë e solidaritetit dhe bashkëpunimit të fortë midis Ukrainës dhe Japonisë”, tha ajo në një postim në llogarinë e saj zyrtare në Twitter, shoqëruar me një foto që tregon mbërritjen.
Ми раді вітати в #Україні Прем’єр-міністра #Японії Кішіду Фуміо @kishida230.
Цей історичний візит є проявом солідарності та плідної співпраці між 🇺🇦 & 🇯🇵.
Ми вдячні Японії за потужну підтримку та внесок у нашу майбутню перемогу.
ようこそ pic.twitter.com/xaXFrySYcw— Emine Dzheppar (@EmineDzheppar) March 21, 2023
“Ne i jemi mirënjohës Japonisë për mbështetjen dhe kontributin e saj të fortë në fitoren tonë të ardhshme”, shtoi ajo./21Media