35-vjeçarja përplaset për vdekje nga një veturë

Një 35-vjeçare humbi jetën mëngjesin e sotëm në Kamëz, pasi u përplas nga një automjet.  Policia ka bërë të ditur se ngjarja ndodhi rreth orës 05:40, në rrugën “Azem Hajdari”, në Bathore.

35-vjeçarja me iniciale N. Z., u përplas nga një makinë që drejtohej nga një 23-vjeçar, i cili pas ngjarjes u shoqërua në Polici.

“Më datë 26.01.2024, rreth orës 05:40, në rrugën “Azem Hajdari”, Bathore, Kamëz, shtetasi E. M., 23 vjeç, duke drejtuar automjetin, ka aksidentuar shtetasen N. Z., rreth 35 vjeçe, e cila si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë në vendngjarje. Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Polici për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit”, tha policia e Tiranës.

Back to top button