350 mijë euro për subjektet politike që përfaqësohen në Kuvend

Kjo shumë u ndahet partive varësisht nga numri i deputetëve në Kuvend

Komisionin Qendror i Zgjedhjeve(KQZ) ka ndarë 350 mijë euro për partitë politike që përfaqësohen në Kuvendin e Kosovës.

Mjete janë ndarë për muajin shkurt për financimin e aktiviteteve të partive dhe mbështetjen e punës të secilit deputetë.

Kjo shumë u ndahet partive varësisht nga numri i deputetëve në Kuvend. Lëvizja Vetëvendosje do të marrë 76 mijë e 125 euro për nevojat e partisë, kurse 8 458.34 euro për aktivitetet e deputetëve.

Lidhje Demokratike e Kosovës ka 73 mijë e 500 euro për subjektin politik dhe 8 1666.68 për deputetët. Partisë Demokratike të Kosovës i janë ndarë 63 mijë euro dhe 6 999.94 për nevojat e deputetëve.

Për AAK-në, KQZ-ja ka nda 34 mijë e 125 euro, kurse për deputetët e kësaj partie 3 791.68 euro.

Nisma mori 15 e 750 euro, deputetët 1 750.06 euro. Listës Serbe iu ndan 26 mijë e 250 euro, përderisa 10 deputetëve të kësaj partie 2 91 6.70 euro.

Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka tha se kjo shumë është e njëjtë për çdo muaj dhe nuk ka asnjë ndryshim për të gjitha partitë politike./21Media

Back to top button