Mbledhja e Këshillit Drejtues të PDK-së, vjen pas dështimit të marrëveshjes VV-LDK për presidentin

Partia Demokratike e Kosovës filloi mbledhjen e Këshillit Drejtues, të cilën e ka paralajmëruar të premten që shkoi.
Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, i pyetur se a do të takohet me Kryeministrin e Kosovës Albin Kurtin, tha se “varet se çka do të thotë Këshilli Drejtues”.
Në njoftimin e dërguar për media bëhet e ditur se do të diskutohet për zhvillimet politike dhe çështje të tjera me rëndësi.
Ndërsa, për pikat e miratuara do të deklarohet për media i pari i PDK-së, Bedri Hamza ka njoftuar PDK.
Kjo mbledhje e PDK-së vjen në ditën kur Lëvizja Vetëvendosje dhe LDK-ja bënë të ditur se nuk arritën marrëveshje për zgjedhjen e presidentit, ndërsa Kurti njoftoi se i ka shkruar Bedri Hamzës.