Arrestime për mashtrim në TVSH

Përpiqen të mashtrojnë, arrestohen disa persona

Tetë shtetas bullgarë, përfshirë dy doganierë, u arrestuan sot me akuzën për një aferë mashtrimi doganor në mbledhjen e TVSH-së në kufirin bullgaro-maqedonas.

”Tetë shtetas bullgarë përfshirë dy doganierë, u vendosën në paraburgim me akuzën për pjesëmarrje në një grup kriminal të organizuar për kontrabandë dhe krim kibernetik”, tha për mediat zëdhënësja e prokurorisë, Roumiana Arnaoudova.

Doganierët e akuzuar kishin instaluar një pajisje që mundësonte zhdoganimin në distancë të ngarkesave të automjeteve, duke u siguruar një avantazh vendimtar konkurrues. Pajisja bënte të ditur se TVSH ishte paguar për këto mallra, ndërsa në fakt nuk ishte kryer.

Autoritetet bullgare nuk bënë të ditur vlerën e mashtrimit me TVSH.

Back to top button