36 pacientë me koronavirus po marrin trajtim mjekësor
Në Shërbimin Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës (SHSKUK), në trajtim mjekësor janë 36 pacientë nga COVID-19.
13 pacientë janë të konfirmuar me COVID-19 pozitivë, kurse 23 janë pacientë që po marrin trajtim mjekësor post-COVID. 14 pacientë janë me oksigjeno-terapi dhe 1 në mjekim intensiv.
Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme: Klinika Infektive, 5 pacientë, Klinika e Pulmologjisë, 18 pacientë, post-COVID, Mjekim Intensiv në Klinikë Infektive, 1 pacient, Spitali i Prizrenit, 1 pacientë, Spitali i Gjakovës, 5 pacientë, Spitali i Pejës, 4 pacientë dhe Spitali i Ferizajt, 2 pacientë./21Media
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?