36 viktima nga shiu i rrëmbyeshëm në Indi

Të paktën 36 viktima janë regjistruar nga shiu i madh që ka rënë në Indi ditët e fundit.
Një numër i trupave të viktimave janë gjetur, ndërsa shumë të tjerë rezultojnë ende të zhdukur.
Ndërkohë që, po vazhdon operacioni i shpëtimit të personave të pagjetur.
Zona Maharashtra është duke përjetuar gjendjen më të rënduar në 40 vjet, për të cilën ekspertët kanë bërë të ditur që kjo ka ardhur si rezultat i ndryshimit të klimës.
Rreth 30 viktima janë shënuar në Mumbai gjatë javës së kaluar pas rrëshqitjeve të dheut dhe rrëzimit të një muri, i cili nuk është mbajtur nga reshjet e rrëmbyeshme të shiut.
Gjithashtu, përpos viktimave të shënuar nga përmbytjet e shiut, në Indi janë shënuar edhe 4 viktima si shkak i një vrasje në një fshat, i njohur si Taliye.
Ndërkohë që, gjendja vazhdon të jetë e rënduar, ekspertët bëjnë apel për kujdes të shtuar, pasi e gjitha kjo ka ardhur si pasojë e kushteve ekstreme./21Media

Back to top button