36,000 funta për tifozen gjermane që qau në “Euro 2020”, familja nuk i pranon

 
Një burrë mblodhi 36,000 funta për një tifoze të të re të Gjermanisë, e cila u filmua duke qarë pas një ndeshje të Euro 2020. Mirëpo, të gjitha këto para do të shkojnë për bamirësi.
Joel Hughes, nga Caerleon, Newport, nisi një mbledhje fondesh për të “treguar se jo të gjithë në Mbretërinë e Bashkuar janë të tmerrshëm” .
Disa tifozë të Anglisë bënë komente abuzive në lidhje me të pasi ajo u fotografua duke qarë gjatë humbjes 2-0 të Gjermanisë në Wembley, transmeton rtv21.tv.
Përmes një deklaratë familja e vajzës tha se donin që paratë t’i dhuroheshin Unicef-it.
“Në interes të vajzës dhe familjes tonë ne do të dëshironim të mbeteshim privat, megjithatë dëshirojmë t’i falënderojmë të gjithë për mbështetjen tuaj të mahnitshme. Vajza jonë do të dëshironte që donacionet tuaja bujare të shkojnë në Unicef, duke e ditur që mirësia juaj do të bëjë mirë”, thuhet në deklaratën e familjës./21Media

Back to top button